Varianti Delta përbën 40% të rasteve në Francë

Në Francë situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese.

Sipas një njoftimi nga ministri i shëndetësisë, Olivier Veran, varianti Delta përbën rreth 40% të rasteve në Francë.

Madje ministri shprehu shqetësimin se ekziston mundësia që vendi të përfshihet nga një valë e katërt e Covid-19.

Franca ka regjistruar 5,790,584 raste dhe 111,231 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Kategoritë
BotaLajmeTë ndryshme