Varianti Delta prek fëmijët, shtohet frika në prag të nisjes të vitit shkollor në SHBA

Ndërsa SHBA janë në prag të fillimit të  vitit shkollor, rastet e infektimeve me variantin Delta të fëmijët janë shtuar, shkruajnë mediet e huaja.

Rritja e infektimeve te fëmijët po përhap ankth dhe po shkakton trazira dhe debate mes prindërve, administratorëve dhe politikanëve në të gjithë SHBA, veçanërisht në shtete si Florida dhe Teksasi, ku guvernatorët republikanë u kanë ndaluar shkollave të mos u sugjerojnë  të rinjve mbajtjen e maskës.

Ekspertët thonë se shifrat janë jashtëzakonisht të larta.

“Jam vërtet e shqetësuar,” tha Dr. Sonja Rasmussen, një pediatre dhe eksperte e shëndetit publik në Universitetin e Floridës.

“Është shumë zhgënjyese të shohësh përsëri shifra të tilla.

Ndërsa normat e hospitalizimit pediatrik COVID-19 janë më të ulëta se ato për të rriturit, shifrat janë rritur javët e fundit, duke arritur 0.41% për 100,000 fëmijë të moshës 0 deri në 17 vjeç, krahasuar me 0.31% për 100,000, sipa raporteve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Dr Francis Collins, kreu i Instituteve Kombëtare të Shëndetit, e quan rritjen e rasteve mes fëmijëve “shumë shqetësuese”.

Ai vuri në dukje se mbi 400 fëmijë amerikanë kanë vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. “Dhe tani kemi gati 2,000 fëmijë në spital, shumë prej tyre në kujdesin intensiv, disa prej tyre nën moshën 4 vjeç,” tha Collins për Fox News.

Ekspertët e shëndetit besojnë se të rriturit që nuk janë vaksinuar po kontribuojnë në rritjen e infeksionit midis të rriturve dhe fëmijëve.

Ndërsa është e qartë se varianti Delta është shumë më ngjitës, sesa versioni origjinal.

Kategoritë
LajmeShëndetësi