Varroset 55-vjeçari nga Randobrava që humbi jetën në Slavonski Brod

Është varrosur njëri nga viktimat që humbi jetën nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 persona.

Hamet Hoxha, 55 vjeçar nga Randobrava është përcjellur sot për në banesën e tij të fundit.

Hoxha u varros në Prizren, ku familjarë e miq të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit.

Gjatë ditës së sotme në Kosovë kanë arritur edhe trupat e viktimave të tjera nga ky aksident që padyshim ishte një nga tragjeditë më të mëdha për të gjithë vendin.

Kategoritë
LajmeVendi