“Vax”, fjala e vitit në Fjalorin Anglisht të Oksfordit

Redaktorja e lartë e Fjalorit të Oksfordit, Fiona McPherson, në një deklaratë ka thënë se në vitin 2021 është rritur përdorimi i fjalëve të lidhura me vaksinimin për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Fjalori i gjuhës angleze i Oksfordit, fjalën “vax” (vaksinë) e zgjodhi si fjala e vitit 2021.

Sipas një lajmi në BBC, redaktorja e lartë e Fjalorit Anglisht të Oksfordit, Fiona McPherson, në një deklaratë ka thënë se në vitin 2021 është rritur përdorimi i fjalëve të lidhura me vaksinimin për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Ajo kujtoi se përdorimi i fjalës “vax” daton në vitet 1980-ta, kurse në vitin 2021 është rritur për 72 herë përdorimi i fjalës kësaj fjale, që është shkurtesë e “vaccine” dhe që është përdorur rrallë më parë.

Redaktorët e fjalorit vitin e kaluar kishin vendosur që është e pamundur të përmblidhet me një fjalë viti 2020.

Kategoritë
BotaLajme