Vazhdon evakuimi i civilëve ukrainas nga qytetet Irpin dhe Bucha

Një numër i madh personash kanë kaluar në Kiev edhe pse intensiteti i civilëve të evakuuar nga qyteti Irpin është ulur në krahasim me ditët e mëparshme

Vazhdon evakuimi i civilëve që jetojnë në qytetin Irpin në afërsi të kryeqytetit Kiev i cili është një prej pikave më të nxehta të luftës Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).Një numër i madh personash kanë kaluar në Kiev edhe pse intensiteti i civilëve të evakuuar nga qyteti Irpin është ulur në krahasim me ditët e mëparshme.

Civilët e përbërë kryesisht nga të moshuar, gra dhe fëmijë, vazhdojnë të kalojnë në anën e kryeqytetit nën urën e cila ndodhet mes Kievit dhe Irpinit dhe e cila u shkatërrua nga forcat ukrainase për të parandaluar përparimin e forcave ruse.

Bashkë me disa sende që kanë marrë me vete, civilët për shkak të shembjes së urës përdorën vendkalimet e improvizuara prej druri që janë vendosur mbi lumë për të kaluar në anën e Kievit.

Ndërkohë, forcat ukrainase ndihmojnë të sëmurët dhe të moshuarit si dhe kanë transportuar me barelë disa civilë që nuk mund të kalojnë nga vendkalimi me dërrasa.

Është vërejtur se shumë persona që kanë kaluar në anën e Kievit, për shkak të urës së shembur kanë lënë në anën e Irpinit automjetet e tyre, ndërsa disa civilë nuk kanë mundur të gjejnë as kohë për të marrë sendet që kanë marrë me vete.

Ndërkaq, disa civilë që janë evakuuar janë detyruar të kalojnë në anën tjetër pa mundur të marrin as karrocat e fëmijëve që kishin me vete.

Një baba i cili ka kaluar në anën e Kievit me djalin e tij në krahë, ka reaguar ndaj presidentit rus Vladimir Putin për shkak të atyre që po përjetojnë.

Gjatë largimit të tij në motin e ftohtë bashkë me djalin, babai ka deklaruar: “Nuk dua të shpreh asgjë kështu në ikje. Por më duhet të them se ka luftë dhe se këtë luftë e filloi Putini. E falënderoj atë që ne po largohemi nga vendi ynë si refugjatë”.

Evakuimet vazhdojnë edhe nga Bucha

Në anën tjetër evakuimi i civilëve vazhdon edhe nga Bucha në afërsi të Kievit.

Civilët që kanë mbërritur në mjetet në të cilat janë varur copa të bardha në terminalin e autobusëve në afërsi të Kievit, janë nisur drejt kryeqytetit pas kontrollit në pikën e sigurisë që është formuar nga forcat e sigurisë ukrainase këtu.

Ka tërhequr vëmendjen se disa nga automjetet e ardhura nga rajoni kishin xhama të thyer dhe një prej automjeteve shenja të plumbave.

Kategoritë
BotaLajme