Vdes 13 vjeçarja nga Vushtrria që po trajtohej në Turqi

13 vjeçarja Rinesa Maliqi nga Vushtrria ka vdekur Turqi ku edhe ishte duke u trajtuar pasi që ishte diagnostifikuar me sëmundjen “anemia plastike”.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur djali i axhës ku ka thënë se për varrimin e tashmë të ndjerës do të bëhet njoftimi më vonë për shkak të trajtimit që ka qenë duke e bërë në Turqi.

” Te Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi. Njoftojm miqet, shoket, koleget dhe farefisin e familjes Maliqi se sot me date 26.04.2021, pas nje semundje te rend nderroj jete vajza e axhes Rinesa Idriz Maliqi”.

Kategoritë
LajmeVendi