Vdes burri i katërt i Ivana Trump

Ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe modeli italian, Rossano Rubicondi, i njohur si bashkëshorti i katërt i Ivana Trump.

Lajmi për vdekjen e 49-vjeçarit u bë i ditur në “Twitter” nga prezantuesja e televizionit italian, Simona Ventura një natë më parë.

Trump dhe Rubicondi ishin të lidhur për 6 vjet përpara se të martoheshin në prill të vitit 2008, kur ai ishte 36 vjeç dhe ajo 59.

Dasma 3 milionë dollarëshe, me 400 të ftuar, u organizua nga ish-bashkëshorti i saj Donald Trump, me vajzën Ivanka si shoqëruese nderi.

Kategoritë
BotaLajme