Vdes në aksident tragjik futbollisti i njohur turk

Futbollisti turk, Ahmet Yilmaz Calik ka vdekur në një aksident tragjik.

Calik ishte duke vozitur derisa humbi kontrollin e makinës rreth orës 09:00 në mëngjesin e sotëm. Njësitet emergjente reaguan menjëherë, por Calik ishte i vdekur në vendin e ngjarjes.

Calik ishte i vetëm në veturë në momentin e aksidentit. Mbrojtësi turk ka tetë paraqitje për Turqinë si dhe është paraqitur edhe për grupmoshat e reja.

Ai së fundmi ka luajtur te Konyaspori, klub tek i cili u transferua në vitin 2020 nga Galatasaray.

Kategoritë
Sport