Vdes një 33 vjeçare në Fushë Kosovë – dyshohet se motra e mbyti motrën

Një femër e moshës 33 vjeçare ka mbetur e vdekur në Vragoli të Fushë Kosovës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për klankosova.tv, se edhe përkundër faktit që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia po e heton rastin me kujdes të shtuar.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç”.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Kategoritë
LajmeVendi