Vdes një fëmijë nën moshën 9-vjeçare nga koronavirusi

Në mesin e tetë të vdekurve si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi është edhe një fëmijë nën moshën 9-vjeçe.

Kështu është bërë e ditur në platformën e Ministrisë së Shëndetësisë, ku publikohen të dhënat për 24-orëshin e fundit.

Katër të vdekur si pasojë e Covid-19 i takojnë grupmoshës mbi 80-vjeç, ndërsa 2 të tjerë 70-79 vjeç dhe një 60-69 vjeç.

Sipas njoftimit të MSH-së, 2.802 testime të kryera, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, numri i rasteve aktive në vend është 5.073.

Kategoritë
LajmeVendi