Vdes një person në aksident trafiku në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ndodhi në magjistralen Kaçanik-Ferizaj që ndodhi mbrëmjen e së dielës.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se deri te aksidenti erdhi për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull i cili pëson lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, tregon Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Kategoritë
LajmeVendi