Vdes qytetari, Policia e urdhëroi të bënte 300 ulje – ngritje si ndëshkim për thyerjen e rregullave anti-Covid

Një 28-vjeçar nga Filipinet humbi jetën pasi u detyrua të bënte 300 ushtrime nga policia si ndëshkim për shkeljen e rregullave anti- Covid-19 .

Dyshohet se Darren Manaog Penaredondo u kap nga policia në 1 prill kur po dilte për të blerë ujë gjatë orarit policor në qytetin në Cavite, në Filipine.
Provinca Cavite aktualisht ka vendosur orë të rrepta policore për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit .

Adrian Lucena, i afërmi i viktimës, tha në një postim në Facebook se policia ka detyruar viktimën dhe shokët e tij të bëjnë 100 ushtrime të vështira fizike të sinkronizuar. Si rrjedhojë duhej të përsërisnin ushtrimet nëse nuk ishin në sinkron .

Ata përfunduan duke bërë ushtrimet 300 herë.

E dashura e Penaredondos tregoi për median lokale se i dashuri saj pas ndodhisë me policinë ndjehej shumë i lodhur, kishte vështirësi në ecje.

Disa orë më vonë filloi të kishte kriza dhe si pasojë humbi jetën.

Ndërkohë, Marlo Solero, shefi i policisë së qytetit, tha se nuk ka ndëshkim fizik për shkelësit e karantinës.

Shefi i policisë tha se ata kanë fotografi për të provuar se viktima nuk ishte lënduar fizikisht, sipas CNN Philippines . Ai tha se hetimi tregoi se askush nga stafi në detyrë atë natë nuk urdhëroi shkelësit të ushtroheshin. “E lëshuam atë në gjendje të mirë fizike.”

Kategoritë
BotaLajme