Vëlla e motër befasojnë me ngjyrat e syve

Yasin dhe Elif Akyil janë vëlla e motër nga  Turqis, që kanë sy me ngjyra të ndryshme, shkaku i një gjendjeje të rrallë.

Fëmijët 13 dhe 9 vjeçar , e kanë syrin e djathtë të kaltër, derisa të majtin ngjyrëkafe, shkaku i gjendjes së njohur si heterochromia.

Të vegjlit nga Turqia, kanë heterochromia të plotë, që iu ka bërë të dy sytë me ngjyra të ndryshme, për dallim nga rastet kur është e pjesshme dhe ndikon në vetëm në një pjesë të syrit.

Kjo gjendje nuk është e trashëgueshme dhe ndodhë shumë rrallë, derisa nuk shkakton problem në të shikuar, por me syrin që merr ngjyrë të kaltër mund të ketë probleme në shikim me kalimin e moshës.

Nëse ngjyra e syrit ndryshon te dikush që është i rritur, atëherë është pasojë e traumës së syrit, glaukoma apo ndonjë sëmundje tjetër./Gazetaere


 

Kategoritë
LajmeTë ndryshme