Vëllai i Donjeta Pajazitajt: Dyshojmë se ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në vrasje

Vrasësi i Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj, është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Naser Pajazitaj akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna e Deçanit, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” , me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka vrarë Donjeta Pajazitajn.

Shkëlqim Pajazitaj, vëllau i të ndjerës Donjeta Pajazitaj, ka folur lidhur me rastin.

Ai në Info Magazine tha se duan të dijnë arsyen se pse ka ndodhur rasti.

Po ashtu Pajazitaj tha se dyshojnë se i akuzuari Naser Pajazitaj, ka qenë i vetëm në kryerjen e kësaj vepre.

“Ne besojmë që Naseri në atë gjendje nuk ka mundur të jetë vet.Ne jemi te bindur sepse të tregon gjendja e tij.Këtë e them me bindje të plotë. Sepse Donjeta ka qenë 24 vjeçare, e fortë dhe ka mundur ta sfidojë Naserin në atë gjendje”.

Vëllau i së ndjerës theksoi se pas vendimit drejtësia mori rrugën e drejtë.

“Ka qenë vendim shumë i mirë. E kemi pritur ketë vendim. Nuk kemi besuar që kjo do të ndodhë, por drejtësia mori rrugën e drejtë”.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet