Vëllai i Kadri Veselit për kryetarin e ri të PDK’së: Ishalla sa ma mirë e udhëheq edhe pasardhësi

Ismet Veseli, vëllai i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ka uruar që pasardhësi i Veselit në krye të PDK-së të jetë sa më i mirë.


“Të zgjedhet cili o ma i miri, për neve si familje me arsye o vec me shku gjanat përpara, me pasë zhvillim në këtë vend”, ka thënë Veseli për Klan Kosovën.

“Ishalla sa ma mirë e udhëheq edhe pasardhësi”

Veseli tha se ka vetëm mendime të mira për Enver Hoxhajn por edhe për Memli Krasniqin që po lakohet si emri i vetëm për t’u bërë kryetar i partisë.

“Ai si e merr, veç le ta merr ma i miri. Ishalla veç përpara ecin gjanat, s’kom kundër kurrgjë”.

Veseli ritheksoi sërish që ka vetëm fjalë të mira për udhëheqësit aktualë të partisë, madje duke thënë se u janë bërë si familjarë dhe se janë mësuar me ta.

Kategoritë
LajmeVendi