Vendet e BE-së arritën marrëveshje për të filluar negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Vendet e BE-së arritën marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit për të dy vendet.

Vendet e Bashkimit Evropian (BE) arritën marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Oliver Varhelyi, komisioneri për Zgjerim të BE-së, në postimin e tij nga rrjeti social Twitter, gjatë mbledhjes së Këshillit të Punëve të Përgjithshme që zhvillohet nëpërmjet videokonferencës, tha se: “Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot marrëveshje politike për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Kjo gjithashtu dërgon një mesazh me zë të lartë dhe të qartë për Ballkanin Perëndimor: e ardhmja juaj është në BE”, u shpreh ai duke përgëzuar të dyja vendet.

Në Samitin e Liderëve të BE-së që vitin e kaluar u zhvillua në tetor, vendet si Danimarka dhe Holanda nën udhëheqjen e Francës, kishin kundërshtuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioni i BE-së, për të hapur rrugën procesit të negociatave, kishte ndryshuar disa nga rregullat e zgjerimit.

Kategoritë
LajmeRajoni