Vendi në protesta, talebanët e armatosur argëtohen në Parkun Kombëtar të Afganistanit

Luftëtarët talebanë janë fotografuar me armë në dorë ndërsa argëtoheshin duke pedaluar në një park kombëtar të vendit. Ndërkohë në mbarë Afganistanin janë duke u mbajtur protesta kundër ndalimit të vajzave në shkollë.

Pamjet e publikuara tregojnë militantët që kanë hipur në barkat në formë mjellmash dhe pedalojnë në ujin e Parkut Kombëtar Band -e Amir. Më parë kjo ishte një pikë e vizituar turistike për të huaj e vendas. Parku ka gjashtë liqenë të thellë që ndodhen në malet Hindu Kush, afërsisht 45 milje nga Bamiyan,  dikur shtëpia e Budave të Bamiyanit, të cilat talebanët i shkatërruan në 2001.

Sundimtarët e rinj talebanë të Afganistanit, të cilët ngritën një ministri për ‘përhapjen e virtytit dhe parandalimin e veseve’ në ndërtesën që dikur kishte Ministrinë e Çështjeve të Grave, tani po përballen me protesta për mënyrën sesi po i trajtojnë gratë dhe vajzat, vetëm një muaj pasi morën kontrollin e kryeqytetit.

Punonjësve femra në Kabul u është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe tashmë atyre do t’u lejohet që të bëjnë vetëm punë që nuk mund të zëvendësohen nga burrat.

Kategoritë
BotaLajme