Banorët e ishullit të largët grek, Halki kanë dëgjuar për herë të parë pas 5 dekadash të qarat e një të porsalinduri.
Helikopteri nuk mbërriti në kohë, në mënyrë që si zakonisht, gruaja shtatzënë të transportohej në qytetin më të afërt dhe kështu foshnja lindi në ishullin e largët.
Megjithëse ardhja në jetë e fëmijës solli gëzim, ngjarja nxori në pah një problem me të cilin përballen banorët e ishullit të largët ku nuk ekziston infrastruktura e nevojshme, ndërsa gratë nuk kanë qasje te një mjek.