Vendi që po izolon të pavaksinuarit, qytetarja: Ndihem e përjashtuar, jam bërë “armik”

Austria ka vendosur në izolim miliona persona që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

Karina, një mësuese yoga në Vjenë, nuk është e vaksinuar kundër Covid-19 dhe dëshiron të mbetet e tillë. Por as Karina ashtu si dhe 2 milionë austriakë ta pakvaksinuar nuk i kanë shpëtuar izolimit.

Ajo lejohet të dalë nga shtëpia vetëm për arsye bazike  si puna ose blerja për ushqim. Asaj i ndalohet hyrja në kafene dhe restorante.

Karina thotë se nuk e logjikon  arsyetimin për bllokimin e të pavaksinuarve dhe se kjo e bën të ndihet e trishtuar, shkruan BBC

“Sot në mëngjes isha duke ecur pranë disa kafeneve. Është pak e çuditshme të shikosh brenda dhe të dish se nuk mund të hysh. Kjo më bën të ndihem vërtet e përjashtuar. Jam bërë armik në vendin tim”, thotë Karina.

Rreth 65% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore.

Aktualisht vendi po përjeton  shkallën më të lartë të infeksioneve ditore për Covid-19 , që nga fillimi i pandemisë.

Kancelari Alexander Schallenberg thotë se qeveria u detyrua të vepronte për shkak të rritjes së infeksioneve të reja.

Ky shtet është i pari në Evropë që ka vendosur të kthejë në fuqi disa masa kufizuese për lëvizjet e përditshme të njerëzve, masa këto që kishin vlejtur gjatë kohës kur nuk kishte ende vaksinim kundër Covid-19.

Kategoritë
BotaLajme