Vendimet e fundit të KQZ-së, Vjosa Osmani thërret konferencë

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ka thirrur konferencë për media lidhur me vendimet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), shkruan Gazeta Express.

“Në orën 18:00, u.d. Presidentja Vjosa Osmani do ta ketë një adresim në profilin e saj zyrtar në Facebook”, në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftim.

Dje KQZ’ja mori vendim për të mos i verifikuar tri parti politike për shkak që të ato nuk I zëvendësuan kandidatët që janë të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Kështu LVV’ja, AAK’ja dhe Nisma Socialdemokrate, nuk morën mbrëmë dritën jeshile për të kandiduar në zgjedhjet 14 shkurtit.

Kategoritë
LajmeVendi