Vendimet e Qeverisë së re, Rama: Fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga COVID-19 do marrin pagën deri 18-vjeç

Kryeministri Edi Rama ka ndarë dhe një herë vendimet e qeverisë së re. Vetë Rama ka publikuar në rrjetet sociale nismat e reja të qeverisë duke nisur nga kthimin i platformës së Bashkëqeverisjes në ligj të kujdesi për fëmijët, njësia speciale kampionëve dhe krijimi i agjencisë së medias.


Rama tha se do të ketë sanksione financiare dhe administrative për zyrtarët që nuk u përgjigjen shqetësimit të qytetarëve. Ndërkohë për fëmijët deri në 18-vjeç të punonjësve të rënë në krye të detyrës, parashikohet të marrin rrogën e prindit. Ky vendim përfshin fëmijët e mitur të mjekëve, infermierëve apo personelit të spitaleve Covid, që kanë humbur jetës në krye të detyrës.

-Projekt-Ligj për “Bashkëqeverisjen”, i cili përcakton mekanizma detyrues për shërbimet publike ndaj qytetarëve e sipërmarrjeve, si edhe sanksione financiare e administrative për zyrtarët që rezultojnë pengues të zgjidhjeve për qytetarët.

-Projekt-Ligj për “Fëmijët nën përkujdesjen e Republikës”, i cili përcakton dhënien deri në 18 vjeç të rrogës së prindit të rënë në krye të detyrës apo në një akt vetëmohimi në mbrojtje të jetës së të tjerëve. Kjo masë do të jetë retroaktive edhe për atë gjithë fëmijët e mitur të mjekëve, infermierëve apo personelit të spitaleve Covid, që kanë humbur jetës në krye të detyrës.

– Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë shqiptare.

-Krijohet Agjencia për Mediat dhe Informimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Sot u betua qeveria e re në presidencë. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij shkuan paraditen e sotme tek presidenti Ilir Metea ku morën zyrtarisht detyrën. Pas betimit, kabineti qeveritar Rama 3 u mblodh për herë të parë, ku kryeministri dha edhe porositë e fundit. Rama kërkoi të mos abuzohet me detyrën si dhe të ketë një mirëkuptim mes qeverisë dhe opozitës.

Kategoritë
LajmeRajoni