Vendoset sot titulli i La Ligas, Atletico dhe Reali do të luftojnë deri në sekondat e fundit

Sot zhvillohet xhiroja e fundit e kampionatit spanjoll La Liga dhe pikërisht sot do të mësohet edhe skuadra e cila do ta rrëmbejë titullin e kampionit për sezonin 2020/21.

Atletico Madridi dhe Real Madridi do të luftojnë deri në sekondat e fundit për t’u shpallur si më i miri i këtij kampionati sepse këto dy skuadra kanë vetëm dy pikë dallim ndërmjet tyre në të mirë të skuadrës së Diego Simeones, përcjell KosovaPress.

Atletico Madridi e kryeson tabelën me 83 pikë, dy më shumë se skuadra e Zinedine Zidane në vendin e dytë.

Në xhiron e fundit Real Madridit e pret Villarealin, kurse Atletico Madridi e viziton Valladolidin. Të dy këto ndeshje do të startojnë nga ora 18:00.

Kategoritë
LajmeSport