Veprimi i fundit i SHBA-së, shton këto sanksione kundër Rusisë

Shtetet e bashkuara të Amerikës këtë të hënë kanë njoftuar për sanksione shtesë ndaj bankës qendrore të Rusisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se administrata e Biden u ndalon amerikanëve që të bëjnë çdo biznes me bankën, si dhe kanë ngrirë asetet brenda Shteteve të Bashkuara.

Masat e reja do të synojnë gjithashtu Fondin Kombëtar të Pasurisë së Federatës Ruse dhe Ministrinë e Financave të Federatës Ruse. Një zyrtar i lartë i administratës Biden, ka theksuar se sanksionet e reja do të hyjnë në fuqi menjëherë.

“Ne donim t’i vendosnim këto veprime përpara se tregjet tona të hapeshin sepse ajo që mësuam gjatë fundjavës nga aleatët dhe partnerët tanë ishte se Banka Qendrore Ruse po përpiqej të lëvizte asetet dhe do të kishte një fluks të madh asetesh duke filluar nga e hëna në mëngjes nga institucionet anembanë botës,” ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kjo është strategjia e tyre që të sigurohen që ekonomia ruse të kthehet prapa. Për sa kohë që presidenti Putin vendos të vazhdojë me pushtimin e tij në Ukrainë.

SHBA-ja po shton gjithashtu Kirill Dmitriev, një tjetër aleat i presidentit rus Vladimir Putin, në listën e sanksioneve, si dhe fondin e investimeve direkte që drejton Dmitriev.

Zyrtari tha se SHBA pret që aleatët e saj të ndërmarrin hapa të ngjashëm në ditët në vijim./abcnews.al

Kategoritë
BotaLajme