Veterani i ushtrisë amerikane fiton 50 milionë dollarë dëmshpërblim sepse kufjet ia dëmtuan dëgjimin

Vetenari i ushtrisë amerikane, Luke Vilsmeyer i cili paditi kompaninë “3M” për dëmtimin e dëgjimit që ishte shkaktuar nga produkti i saj, fitoi 50 milionë dollarë në gjykatë.

Kjo konsiderohet të jetë shuma e dytë më e madhe që një veteran ka fituar në një seri padish kundër kompanisë, raportoi Reuters.

Vilsmeyer tha se ai pësoi dëmtim të dëgjimit pasi kishte përdorur ato kufje 3M nga viti 2006 deri në vitin 2017 dhe ato i kishin shkaktuar tringëllimë të rëndë në vesh.

“3M” po përballet me padi nga më shumë se 280 mijë anëtarë aktivë dhe ish-ushtarakë, me avokatët e paditësve që thonë se kompania ka humbur tashmë miliona në padi të tjera.

“Është e qartë se dëshmitë e “3M” qoftë në gjykata, për investitorët apo publikun janë jo bindëse dhe pa merita”, thanë avokatët e paditësve në një deklaratë.

Paditësit thonë se kompania nuk ka dhënë udhëzime për kufjet, ka falsifikuar rezultatet e testit dhe ka mbajtur të fshehura të metat e produktit.

Kategoritë
BotaLajme