VIDEO- Dhuna e policisë kroate ndaj emigrantëve

Ndërhyrjet ilegale të policisë kroate kundër emigrantëve u dokumentuan edhe një herë me imazhe.

Pamjet e transmetuara nga televizioni kroat RTL zbuluan se oficerët e maskuar godisnin emigrantët dhe i detyronin ata të shkonin në Bosnje. Në pamje, policia mund të dëgjohet duke u thënë “Shko në Bosnjë” emigrantëve.

Materialet e marra si rezultat i ekzaminimit të kryer nga Lighthouse Reports, platforma e gazetarisë e krijuar nga Libération, Der Spiegel dhe ARD, zbuluan praktikën barbare kundër emigrantëve në kufirin e Bashkimit Evropian.

Fakti që oficerët e maskuar ishin policë u konfirmua nga ekzaminimet e bëra në rrobat dhe aksesorët e oficerëve në fjalë.

Bashkimi Evropian akuzohet se ka mbyllur sytë mbi dhunën kundër emigrantëve dhe shkeljen e ligjeve për praktikat ilegale të Kroacisë, të cilat janë dokumentuar në video më parë.

Kategoritë
BotaLajme