Video/ Grushte dhe përleshje në parlament, deputetët rrihen për taksat

Një përleshje ka shpërthyer në parlamentin e Ganës gjatë një seance natën vonë për një taksë të diskutueshme të propozuar nga qeveria për transaksionet elektronike.

Deputetët janë shtyrë dhe goditur me grushte ndaj njëri-tjetrit, ndërsa të tjerët kanë tentuar të ndalojnë përleshjet.

Kaosi filloi pasi deputetët e opozitës nxituan për të parandaluar zëvendëskryetarin Joseph Osei Owusu që të largohej nga vendi i tij për të votuar, raportojnë mediet lokale.

Ai drejtonte seancën, e cila më pas u shty për shkak të tensioneve.

Kongresi Kombëtar Demokratik (NDC) i opozitës ka hedhur poshtë taksën e propozuar prej 1.75% për transaksionet elektronike.

Ai thotë se kjo taksë do godasë njerëzit me të ardhura të ulëta dhe ata jashtë sektorit zyrtar bankar.

Por Ministri i Financave Ken Ofori-Artta ka thënë se është e nevojshme të zgjerohet rrjeti i taksave, duke argumentuar se ai mund të mbledhë një shtesë prej 6.9 miliardë cedi ganeze (1.15 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm.

Seanca parlamentare filloi të hënën në mëngjes dhe u ndërpre pas mesnate, shkruan gazeta lokale Graphic.

Videot e sherrit u postuan në Twitter.

Kategoritë
BotaLajme