Video/ Momenti tronditës kur avioni rrëzohet mbi nënën dhe vajzën 3-vjeçare, plagoset rëndë edhe piloti

Një video tronditëse ka kapur momentin kur një aeroplan rrëzohen në rrugë në Argjentinën qendrore dhe bie mbi një grua e vajzën e saj.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur rëndë piloti, gruaja dhe vajza.

Yésica Acuña, 27 vjeç dhe tre vjeçarja Isabella Santiago po ktheheshin në shtëpinë e tyre dhe u ndalën për të parë manovrat që po bënin 2 avionë në fshatin malor të Villa General Belgrano.

Sipas Infobae, piloti, Fernando Endrigo, 35 vjeç, po bënte një shfaqje akrobatike së bashku me një avion të dytë si pjesë e festimeve të dasmës për Rodrigo Cerioni, një pilot i njohur marifetesh.

Endrigo  dyshohet se humbi kontrollin e aeroplanit teksa bënte manovra në ajër. Avioni goditi një pemë para se të përplasej me 27 vjeçaren dhe vajzën e saj.

Zjarrfikësit u desh ta prisnin avionin për të nxjerrë Endrigon nga rrënojat. Endrigo, Acuña dhe Santiago fillimisht u dërguan me urgjencë në spitalin Eva Perón në Santa Rosa de Calamuchuta, dhe më pas u transferuan në struktura të tjera mjekësore për të marrë trajtim më të specializuar.

Endrigo ndodhet në gjendje kritike për jetën. Acuña iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe ndodhet në kujdes intensiv, ndërsa gjendja e 3-vjeçares nuk bëhet e ditur. Bordi i Sigurisë së Transportit është duke hetuar shkakun e aksidentit, raportoi gazeta La Voz.

Kategoritë
BotaLajme