VIDEO tronditëse/ Ish -futbollisti i Fenerbahçes mbjell terror me armë nga makina e tij

Incidenti ka ndodhur të dielën 19 shtator në autostradën Sile shkruajnë mediat turke.

Halil İbrahim 24 vjeç së bashku me familjen e tij parkuan automjetin e tyre në anë të rrugës dhe po bënin barbecue në Paşaköy.

Ndërkohë ish-futollisti i Fenerbahces  Sezer Öztürk dhe shoku i tij, të cilët erdhën me një automjet me targë të huaj, kërkuan një mënyrë për të kaluar.

Ndërkohë që 24 vjeçari po i hapte rrugën një grindje shpërtheu mes tyre për një arsye të panjohur deri më tani.

Debati u ndez keq dhe mes miqve të Ibrahimit dhe ish-futbollistit filloi përplasja me armë.

Sezer Ozturk, i cili hapi zjarr nga makina e tij luksoze, u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Halil İbrahim S. humbi jetën gjatë përpalsjes me armë ndërsa vëllai Duran S. dhe tre miqtë e tij u plagosën.

Është mësuar se ish-futbollisti është arrestuar pasi në pamjet nga kamera e sigurisë, u përcaktua se ai hapi zjarr me armën e tij nga automjeti.

Kategoritë
BotaLajme