Vijon zjarri në gadishullin e Karaburunit, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë

Zjarri në gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv edhe mëngjesin e sotëm.

Prej mbrëmjes së djeshme e deri në këto momente po punohet me forcat e ushtrisë për fikjen e zjarreve.

Temperatura në ato zona dhe për më tepër pranë zjarrit shkon 60/70 gradë.

Terreni i vështirë,mungesa e mjeteve për të shuar këto zjarre i çon në thirrje për ndihmë nga ajri.

Sipas parashikimit meteorologjik erërat do të jenë veri -perëndim,e ku fatkeqësisht kjo e çon drejtimin e zjarrit drejt Parkut Kombëtar Llogara.

Në këto momente erërat kanë filluar duke  e kanë favorizuar edhe më shumë zjarrin.

Në atë lartësi ku mungojnë mjetet banorët janë të detyruar ta fikin me degë pemësh, pasi dhe një helikopter që kishin për raste emergjencash është i prishur.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme