Viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari janë nga Strumica, Shkupi, Manastiri e Velesi

Autobusi i cili është përplasur dhe më pas është djegur në Bullgari, e në të cilin humbën jetën të paktën 45 persona, është i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, i cili ka transportuar turistë për shëtitje në ekskursion në Stamboll të Turqisë, raporton zhurnal.mk.

Viktimat kryesisht janë fëmijë dhe të rinj të moshës 20-30 vjeç, dhe janë nga Shkupi, Strumica, Manastiri dhe Velesi.

Në spitale po kurohen një 17 vjeçare dhe 6 persona të rritur të cilët kanë arritur të shpëtojnë duke u hedhur nga dritarja.

Kategoritë
LajmeRajoni