“Visa” dhe “Mastercard” përfshihen në sanksionet kundër Rusisë, pezullojnë të gjitha pagesat

Kompanitë e shërbimeve financiare me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Visa dhe Mastercard njoftuan se kanë pezulluar veprimtaritë e tyre në Rusi.

Në deklaratën e bërë nga Visa, thuhet se kompania do të punojë me klientët dhe partnerët e saj në Rusi për të ndaluar të gjitha transaksionet e Visa-s në ditët në vijim.

Gjithashtu në deklaratë, thuhet se të gjitha transaksionet të filluara me kartat Visa të disponuara në Rusi nuk do të funksionojnë më jashtë vendit dhe kartat Visa të lëshuara nga institucionet financiare jashtë Rusisë nuk do të funksionojnë në Rusi.

Shefi Ekzekutiv i Visa-a, Al Kelly, tha se u detyruan të ndërmerrnin veprime pas “pushtimit” të Ukrainës pa asnjë arsye dhe ngjarjet e papranueshme të dëshmuara.

Edhe në një deklaratë të bërë nga Mastercard, thuhet se kanë vendosur të pezullojë shërbimet e rrjetit në Rusi, duke marrë parasysh natyrën e paprecedentë të konfliktit aktual dhe mjedisin e pasigurt ekonomik.

“Kartat e dhëna nga bankat ruse nuk do të mbështeten më nga rrjeti Mastercard. Çdo Mastercard e lëshuar jashtë vendit nuk do të funksionojë në bizneset ruse ose bankomat (ATM)”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, Izraeli ka vendosur të vendosë sanksione të kufizuara ndaj 25 miliarderëve rusë, të cilët dihet se janë të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas kësaj avionët privatë që u përkasin 25 oligarkëve rusë nuk do të mund të qëndrojnë në aeroportet izraelite për më shumë se 48 orë dhe jahtet e tyre nuk do të lejohen të ankorohen në porte.

Kategoritë
LajmeVendi