Visar Ymeri ka disa fjalë për LVV-në tash që i ka 50 për qind

Ish-kryetari Vetëvendosjes, Visar Ymeri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka komentuar fitoren e ish-partisë së tij.

Ymeri e uroi VV-në, por tha se edhe të fitosh 50% është përgjegjësi e madhe.

Tutje, ai tha se Vetëvendosje ka rastin ta drejtojë vendin drejt një transformimi ekonomik dhe shoqëror, pa pasur nevojë kompromisi programor me ndonjë parti tjetër.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Ymerit:

Rezultati u çertifkua. LVV’së Urime! 50% është përgjegjësi e madhe. VV ka shansin ta drejtojë vendin drejt transformimit ekonomik e shoqëror. Pa nevojë kompromisi programor.

Kosova ka nevojë për barazi, zhvillim dhe drejtësi. Ndërkohë i kthehemi normalitetit pandemik.

Kategoritë
LajmeVendi