Vitia konfirmon moskthimin në ministri

Kandidati për kryetar komunë të Prishtinës Arben Vitia nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,  e bëri të qartë se nuk do të rikthehet në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, pavarësisht rezultatit të 14 nëntorit.

Këtë e bëri me dije për herë të parë në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, në mbrëmjen e së enjtes.

Derisa këtë përgjigje e dha vetëm pas 28 dite prej largimit të tij nga i pari i shëndetësisë.

Aktualisht Ministria e Shëndetësisë  udhëhiqet me ushtruesen e detyrës, ministren Dafina Gexha, të cilës Vitia ia dorëzoi detyrën me një tetor të këtij viti.

Kategoritë
LajmeVendi