Vitia takon banorët e Mramorit: 150 milionë euro do t’i investojmë në rrugë e trotuare

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia është takuar me banorët e fshatit Mramor, raporton Ekonomia Online.

Vitia me këtë rast tha se Zona e Gollakut ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e agro-turizmit.

Ai është zotuar se rruga për te Pylli i Arinjve do të rregullohet, por që fillimisht do të konsultohen me ministritë e linjës.

Pikë grumbulluese të qumështi dhe sigurim të tregu për pemët dhe perimet për bujqit e kësaj ane ishin disa nga planet që Vitia u shpalosi këtyre banorëve.

“Zona e Gollakut ka potencial të jashtëzakonshëm me turizëm e bujqësor. Në këtë drejtim është lënë mbas dore. Në programin tonë kemi thënë barazi për investime edhe në fshatra të Gollakut. Kemi një natyrë të mrekullueshme mirëpo nëse nuk i paraprijmë me infrastrukturë ne kot po flasim për agro-turizëm”.

“Sa i përket rrugës të Pylli i Arinjve, nuk është mungesë e mjeteve as e dëshirës, por me ministrat e linjës duhet të diskutohet. Duhet me pa se rruga ka kalon deri në qytet a është zonë e mbrojtur apo e gjelbër. Çështja e dytë është e pronësisë, nëse janë këto në rregull bashkë me nivelin qendror kjo rrugë do të fillojë sa më shpejt”.

“Rruga nga Graçanica deri te Gorenja është e buxhetuar. Për fermerët dhe bujqit një pikë grumbulluese në Prishtinë do të kushtojë 2 milionë euro dhe do të jetë më modernia. Do të kemi koordinim edhe me gastronomë që ata që përdorin produktet e juaja pemë, perime do të kenë lehtësi për të marrë produktin e juaj”.

Tutje Vitia tha se janë 150 milionë euro komuna e Prishtinës do t’i investojë në rrugë e trotuare, duke shtuar se nuk do ta mbajë premtimin për çdo projekt që prezanton.

“Janë 150 milionë euro investime të cilat komuna e Prishtinës do të investojë në rrugë e trotuare. Fjala ime kur e jap, deri sa ta mbarojë atë projekt nuk ka asgjë që më ndal se jam i pa kompromis në këtë pumë”.

Ismet Gashi, kërkoi nga Vitia që rruga te Pylli i Arinjve të kryhet sa më shpejt, raporton EO.

“Për të hyrë në qytet po na duhet 1 orë e gjysmë. Prandaj kërkesa jonë është që kjo rrugë të hapet, ka hapësirë. Ne kemi mbet anash edhe duhet të bëhet zgjidhje”.

Kategoritë
LajmeVendi