Vitia viziton lagjen Mati 1, premton rregullimin e rrugës “Muharrem Fejza” dhe ndërtimin e një shkolle

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka takuar banorët e lagjes Mati 1.

Aty, Vitia pa nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Muharrem Fejza”, për të cilën tha se këto punime nuk do të lejojnë tejzgjatje të mëtutjeshme të rregullimit final të saj.

Postimi i plotë i tij:

Banorët e Matit 1, kanë mjaft çështje të cilat ata i preokupojnë. Në bashkëbisedimet tona, diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të rrugës B si dhe ndërlidhjen me rrugën A e cila me qeverisjen tonë do të fillojë në vitin 2022.

Numri në rritje i banorëve ka krijuar nevojën e domosdoshme për:

“Ndërtimin edhe të një shkolle për nxënësit fillor dhe ata të ciklit të mesëm të ulët; Shtimin e kapaciteteve në Qendrën e Mjekësisë familjare në Mati 1; Punimet në rrugën “Muharrem Fejza” do të përfundojnë duke mos lejuar tejzgjatje të mëtutjeshme të rregullimit final të saj; Shtigje të vrapimit dhe një park të madh do t’ia shtojmë kësaj lagje, Krijimin e tregut të lagjës, për ta bërë lagjen më të jetueshme sipas edhe potencialitetit të saj. Bashkërisht do t’i japim strukturën e merituar Matit I dhe infrastrukturën e domosdoshme për të”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeVendi