“Vitin tjetër luajmë bashkë”, fjalët e Neymar për Messin rezultuan profeci

Dhjetor 2020, Neymar parashikoi ribashkimin me Messin direkt pasi kishte shkëlqyer kundër Manchester United me dy gola të shënuar.

Sulmuesi brazilian nuk e fshehu asnjëherë dëshirën për të qenë sërish në një ekip me yllin argjentinas dhe për mediat pas triumfit me anglezët deklaronte:

“Dëshira ime më e madhe është të luaj sërish me Messin. Dua të luaj me të. E lë të luajë në pozicionin tim nëse dëshiron. Vitin tjetër do të luajmë së bashku, me siguri”.

Shumica besonin se Neymar do të bashkohesh me Messin te Barcelona, por po ndodh e kundërta.

Sulmuesi sot ka bërë postimin e radhës, “Sërish së bashku”, ndërkohë që ish-kapiteni i Barcelonës po fluturon drejt Parisit.

Postimi i Neymar sot

Kategoritë
Sport