Vizita e presidentit izraelit Herzog në Turqi, do të hapë dyer për bashkëpunime të reja

Herzog, në vizitën e tij zyrtare në Ankara do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja Michal Herzog. Ai do të pritet me një ceremoni shtetërore në rezidencën presidenciale dhe do të takohet me presidentin Erdoğan.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog nesër do të zhvillojë një vizitë në Turqi, në të cilën do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përpiluara nga gazetari i AA-së, presidenti izraelit Herzog, do të jetë lideri i parë izraelit që viziton Turqinë që nga viti 2008 e deri më sot.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një konferencë më 3 shkurt përpara nisjes për vizitë në Ukrainë, bëri të ditur se Herzog do të zhvillonte një vizitë në Turqi në mesin e muajit mars.

Gjatë vizitës të Herzog më 9-10 mars, marrëdhëniet dypalëshe do të rishikohen me të gjitha dimensionet e tyre.

Herzog, në vizitën e tij zyrtare në Ankara do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja Michal Herzog. Ai do të pritet me një ceremoni shtetërore në rezidencën presidenciale dhe do të takohet me presidentin Erdoğan.

Gjatë vizitës që është organizuar nën koordinimin e presidencës së Izraelit dhe zyrave të Ministrive të Jashtme, thuhet se dy liderët do të bisedojnë për çështje të ndryshme dypalëshe, përfshirë marrëdhëniet dypalëshe Izrael-Turqi, potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe popujve në fusha të ndryshme.

Në bisedime, krahas diskutimit të hapave që mund të ndërmerren për zhvillimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Izraelit, parashikohet të shkëmbehen pikëpamjet lidhur me çështjet në rendin e ditës, ato rajonale dhe ndërkombëtare.

– Tregtia e jashtme e Turqisë dhe Izraelit

Tensionet në marrëdhëniet Turqi-Izrael u rritën me sulmin që ky vend ndërmori ndaj anijes “Mavi Marmara” në vitin 2010 dhe u ndikuan nga tensionet Izrael-Palestinë.

Pavarësisht ngadalësimit në marrëdhëniet diplomatike në këtë proces, marrëdhëniet tregtare me Izraelin në përgjithësi vazhduan ecurinë pozitive.

Sipas të dhënave të Institucionit Statistikor të Turqisë, vëllimi tregtar i Turqisë me Izraelin është rritur në 5 vitet e fundit dhe vitin e kaluar ka thyer rekord duke arritur në 8.4 miliardë dollarë. Vëllimi tregtar dypalësh në vitin 2020 u realizua në nivelin 6.2 miliardë dollarë.

Eksportet e Turqisë drejt Izraelit në vitin 2021 u rritën në 35.1 për qind në bazë vjetore dhe arritën në nivelin më të lartë në 6.4 miliardë dollarë, ndërsa importet me një rritje 36.8 për qind arritën në 2.1 miliardë dollarë.

Izraeli, një nga vendet ku Turqia ka një suficit tregtar të jashtëm, për këtë periudhë është regjistruar si vendi i 9-të të cilit Turqia i ka shitur më shumë produkte.

Vitin e kaluar, seksioni me shitjet më të larta ndaj Izraelit ishte “hekuri dhe çeliku” me 1.2 miliardë dollarë, “transportuesit tokësor të motorizuar, traktorët, biçikletat, motoçikletat dhe transportues të tjerë tokësor, si dhe pjesët dhe aksesorët e tyre” me 504.5 milionë dollarë si dhe “plastikat dhe produktet e saj” me 478.4 milionë dollarë.

Në të njëjtën periudhë, seksionet nga ku janë kryer më shumë importe nga Izraeli janë “karburantet minerale, vajrat minerale dhe produktet e përfituara nga distilimi i tyre, mineralet bituminoze dhe dyllërat mineralë” me 1.1 miliard dollarë si dhe “hekuri dhe çeliku” me 208.9 milionë dollarë dhe “plastikat dhe produktet e tyre” me 150.8 milionë dollarë.

Sipas “Trademap” i cili është një sigurues shërbimi i bazuar në ueb që ofron statistikat tregtare në nivel global, në vitin 2020 Turqia ishte vendi i katërt në të cilin Izraeli ka blerë më shumë produkte ndërsa është regjistruar si vendi i 8-të në të cilin Izraeli i ka shitur më shumë produkte.

– Vëllimi tregtar i jashtëm i Izraelit është rritur më shumë se dyfishin në 20 vitet e fundit

Izraeli i cili ka një popullsi prej 9.4 milionë banorë, është një vend që në përgjithësi ka deficit në tregtinë e mallrave, ndërsa në pjesën e shërbimeve është një vend që ka suficit.

Sektorët e industrisë së mbrojtjes, përpunimit të diamanteve dhe teknologjisë së informacionit, përbëjnë artikujt e rëndësishëm të eksporteve të vendit.

Izraeli ka suficit në sektorët e të ardhura të shërbimit, kryesisht në teknologjinë e informacionit, turizmin shëndetësor dhe turizmin fetar.

Vëllimi tregtar i jashtëm i Izraelit është rritur më shumë se dyfishin në 20 vitet e fundit. Vëllimi tregtar i cili në vitin 2001 ishte 62 miliardë dollarë, në vitin 2018 u rrit në 139 miliardë dollarë dhe në vitin 2020 me ndikimin e pandemisë COVID-19 shënoi rënie në 119 miliardë dollarë.

Izraeli, i cili pjesën më të madhe të tregtisë së jashtme e kryen me SHBA-në dhe vendet e BE-së, është në pozitën e një vendi që është i varur në masë të madhe nga importet.

Në krye të sektorëve më të zhvilluar të ekonomisë së vendit janë përpunimi i diamanteve, informatika, industria e mbrojtjes, ilaçet, turizmi i shëndetësisë dhe turizmi fetar.

Kategoritë
BotaLajme