Vjedhin rreth 8 mijë euro armaturë, shefi i kompanisë në Prishtinë i zbulon nga kamerat e sigurisë

Dy punëtorë të një kompanie planifikuan të vjedhin material ndërtimor në vendin e tyre të punës në një kompani në Prishtinë.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se planin e tyre ata e realizuan të hënën rreth orës 14:19, kur dyshohet se vodhën rreth 8 mijë euro armaturë.

Këtë vjedhje ata e kryen me ndihmën e një personi tjetër.

Punëtorët e një kompanie në Prishtinë vjedhin rreth 8 mijë euro armaturë, shefi i zbulon nga kamerat e sigurisë

Mirëpo, “suksesi” i tyre nuk zgjati shumë. Kjo pasi që, pronari i kompanisë arriti që të zbulonte rastin nga kamerat e sigurisë.

Shefi i raportoi në polici punëtorët e tij, një 60 vjeçar dhe një 61 vjeçar, të cilët u intervistuan nga Policia e Kosovës.

Këto burime i thanë Sinjalit se prokurori i rastit ka vendosur që dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Kategoritë
LajmeVendi