Vjen leja nga FIFA, Toni Domgjoni ka të drejtë të luajë me Kosovën

Një lajm i madh ka ardhur nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA.

Institucioni më i lartë i futbollit i ka kthyer përgjigje pozitive Kosovës në lidhje me aktivizimin e mesfushorit të Vitesses, Toni Domgjoni.

Ka qenë faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës, që ka konfirmuar se Domgjoni ka marrë lejen dhe ka të drejtë të luaj për Dardanët.

“Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë në prag të udhëtimit për në Suedi në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Në fakt, FIFA e ka njoftuar sot FFK-në se kërkesa e saj për ndërrimin e kombëtares për mesfushorin e klubit holandez, Vitesse, Toni Domgjoni është miratuar dhe ai ka të drejtë të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës”.

Kategoritë
LajmeSport