Vjen reagimi nga kabineti i Vjosa Osmanit, pas deklaratave nga Agim Veliu

Pas deklaratave nga Agim Veliu drejtuar Vjosa Osmanit, ka ardhur reagimi nga kabineti i kësaj të fundit, duke thënë se më e pakta që mund të ndodh tani është shkarkimi i tij

Ishte Egnesa Vitia, e cila e ka quajtur Veliun si turp për shoqërinë, duke e cilësuar si person seksist dhe të paskrupullt.

‘’ Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme. Është e neveritshme! Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporcionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt’’, shkroi Vitija.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme. Është e neveritshme! Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporcionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt. Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht.

Ditët i ke të numëruara!’’

Kategoritë
LajmeVendi