Voton 99 vjeçarja nga Ratkoci i Rahovecit

Një 99 vjeçare nga Ratkoci i Rahovecit, ka ushtruar të drejtën e votës, raporton Ekonomia Online.

Ajo ishte shoqëruar nga një familjar i cili e ndihmonte gjatë procesit të votimit.

Madje, nipi i saj, Toni Hoti ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të votuar në këto zgjedhje.

Ai ka thënë se së bashku me gjyshën e saj, Hidën kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

“E dashura Gjyshe, Falemnderit që gjithmonë keni qenë motiv dhe shembulli më i mirë i një gruje, nëne, gjyshe, stergjyshe fisnike, e dashur dhe gjithmonë krenare. Të dashur Qytetarë, shfrytëzojeni të drejtën tuaj, Dilni dhe votojeni më të mirin dhe më të drejtin për ju dhe komunën tuaj”, ka shkruar ai në facebook.

Kategoritë
LajmeVendi