Vranësira e diell, parashikimi i motit për vikend

Në fundjavë me vranësira e diell, të shtunën mbetet freskët, e të dielën më ngrohtë. Të hënën e të martën mundësi për shi. Nga e mërkura sërish nxehtë e me diell.

Sipas Prishtina Weather fundjavën e partë të muajit korrik, parashihet të mbajë mot me vranësira e diell, por me pak gjasa për riga lokale shiu vetëm ditën e diel. Të shtunën mbetet freskët, e ditën e diel pak më ngrohtë.

Në ditët e para të javës së parë të korrikut priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima, e sipas parashikimeve të fundit, nga dita e mërkurë një i nxehtë nga Afrika veriore sërish sjell rritje të temperaturave edhe mbi 30C, e ku pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Në ditët e fundjavës cilësia e ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Ndërsa indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, prandaj në këto kushte përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet të kufizojmë qëndrimet më të gjata në rreze të diellit.

3.07 – Më freskët, me diell e gjatë ditës edhe vranësira. Në mbrëmje priten kthjellime.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme