Vrasja e gruas në Llaushë, vëllai i dorasit thotë se Policia e la atë të lirë edhe pse kishte tentuar ta vriste disa herë

51 vjeçari S.Q ka qëlluar për vdekje të mërkurën me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.

Azem Qerimi vëllai i dorasit që privoi nga jeta bashkëshorten e tij në Llaushë të Skenderajt ka rrëfyer tërë ngjarjen.

Ai tha se, vëllai i tij ka tentuar disa herë ta vrasë gruan e tij, e për këtë ka qenë edhe i arrestuar nga policia por më pas thotë se është liruar nga policia, e më pas menjëherë e ka vrarë gruan e tij.

Ai thotë se vëllai i tij ka qenë me probleme psikike, dhe se nuk mund ta kuptoj se përse e ka liruar policia një person që tenton ta vras gruan e tij.

”Katër apo pesë ditë para se më ndodh rasti policia e ka liruar vëllain tim. Vëllai im ka pas probleme psikike dhe është paradoks si lirohet një person i tillë. Pasi është kthyer në shtëpi ai e ka vra gruan e tij. Gruaja e tij ka qenë një grua shembullore. Vëllai edhe më herët ka pas probleme edhe kriza nervore kohë pas kohe. Jam i befasuar si Policia e liron një person që ka tentuar të vras bashkëshorten e tij disa here”, tha Qerimi për arbresh.info

E ndjera do të varroset në Buroj në fshatin e lindjes së sajë.

Dorasi është ndalur nga Policia e Kosovës për 48 orë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin S.Q., i cili dyshohet se vrau gruan e tij 48-vjeçare.

Nga prokuroria, përmes një komunikate për medie kanë thënë se këtë masë po e kërkojnë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë“ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi