Vrasja në Gushtericë, pamje nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 15:00 është vrarë një person në fshatin Gushtericë të Komunës së Graqanicës, shkruan Gazeta Express.

Rastin për Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se i dyshuari është zyrtar policor.

Ndërkaq, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

“Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete.  Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.  Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë ajo për Express.

Siç raporton T7 nga vendi i ngjarjes i dyshuari për vrasje dhe i vrari janë të komunitetit serbë

Kategoritë
LajmeVendi