Vrasja në Pejë: Familjari rrëfen se si filloi sherri, nga tentimi për dhunimin e vajzës, deri te vrasja e Gëzim Kastratit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Pejës rreth orës 15:30 minuta.

Xhevdet Januzaj dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, Gëzim Kastrati, ku si pasojë e plumbave ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Gjon Gazulli”.

Një familjar i viktimës ka rrëfyer për IndeksOnline se si ndodhi ngjarja.

Ai për ka thënë se i dyshuari, Januzaj është mësimdhënës në shkollën fillore “Dardania” i cili më 27 dhjetor 2019 ka tentuar ta dhunoj nxënësen, vajzën e viktimës, Gëzim Kastrati.

yshuari, Januzaj është mësimdhënës në shkollën fillore “Dardania” i cili më 27 dhjetor 2019 ka tentuar ta dhunoj nxënësen, vajzën e viktimës, Gëzim Kastrati.

“Viktima e ka pasur vajzën në shkollën “Dardania” në Pejë, në shkollë fillore nxënëse. Profesori që e ka vrarë e ka marrë vajzën e ka futur në sallë të profesorave dhe ka dasht ta dhunoj, por vajza ka ikë. Ajo ka shkuar në shtëpi duke qajt i ka tregu prindit çfarë i ka ndodh”, tha ai.

Tutje, familjari tregon se mësimdhënësi Januzaj ishte i dënuar me 3 vite e gjysmë burgim për këtë vepër penale “Sulm Seksual” por i njëjti ishte në liri.

Ai pohoi se i dyshuari e kishte ruajtur para shtëpisë viktimën tash e dy ditë.

Sipas tij, i njëjti kishte lajmëruar Policinë e Kosovës por s’kishin marrë masa.

“Profesori është i dënuar më tri vite e gjysmë burg por një ligj i Kosovës qenka që po mujshe me shty dënimin nën 5 vitë për me mbajt më vonë. Ka qenë d.m.th në liri, në pritje me shku me mbajt burgin. Qe dy netë është duke e ruajtur babën e ksaj vajzës të dera, i kanë tregu kojshia që është duke të rujt dikush, personi pra, te dera. I kanë lajmëru policinë mbrëmë në ora 22:00 që qeky person është duke më prit te dera, edhe si Policia jonë e famshme nuk ka marrë asnjë masë dhe sot ky ka dal prej banesës dhe ka shku afër një lokal u mërzit ka dal pak edhe ka dal vrasësi e ka vrarë, kjo është ecuria”, ka thënë familjari.

Gjykata Themelore në Pejë më 1 maj 2021 kishte marrë vendim që mësimdhënësin ta dënoj më tr e vite e gjysmë muaj me burgim, po ashtu Januzajt i ishte ndaluar edhe ushtrimi i profesionit për pesë vite.

Ndryshe, Januzaj pas këtij rasti më 2019 me vendim të Gjykatës kishte qëndruar në paraburgim 30 ditë.

Sipas gjykatës, i pandehuri një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vije në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike, pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj.

Kurse, sipas Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, ekzekutimi i dënimit me burgim mund të shtyhet me lutje të personit të dënuar, të drejtë të cilën e kishte shfrytëzuar edhe i dyshuari për vrasjen e Kastratit.

Kategoritë
LajmeVendi