Vrasja tragjike në shesh xhirim/ Aktori nuk e dinte se arma ishte e mbushur me plumba të vërtetë

Vrasja aksidentale e kineastes, drejtoreshë e fotografisë, Halina Hutchins, nga aktori i famshëm, Alec Baldwin, gjatë xhirimeve të filmit “Rust” ka ndodhur për shkak të një gabimi të njërit prej ndihmësve të regjisorit.

Drejtori i paidentifikuar nuk e dinte se karikatori kishte municion të vërtetë, thonë të dhënat.

Kështu thuhet në raportin e parë të autoriteteve vendase në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur të enjten e 21 tetorit në fermën Bonanza Creek në Santa Fe, New Mexico.

Sipas një dokumenti të dërguar në prokurorinë e Santa Fe, një ndihmës regjisor mori një pistoletë nga ajo që kishte në dispozicion nga përgjegjësi i armëve të filmit, dhe i dha sinjalin aktorit “cold gun”pa e ditur nëse arma ishte plot apo jo dhe me çfarë lloj plumbash.

Më pas Baldwin luajti rolin e tij, duke gjuajtur me armë në kamerë për ta bërë skenën e besueshme dhe realiste. Me sa duket, aktori nuk ka patur dyshimin më të vogël se drejtoresha e fotografisë do të binte e vdekur nga xhirimi dhe se  regjisori i filmit, Joel Souza, do të plagosej në shpatull.

Shprehja (cold gun) “armë e ftohtë” e përdorur nga ndihmësdrejtori shënon gabimin fatal që çoi në vdekjen e  Halina Hutchins.

Baldwin e mori sinjalin si leje (duke menduar se arma ishte e sigurt) për të tërhequr lirshëm këmbëzën në një revolver antiplumb.

Çfarë dimë për tragjedinë

Deri tani, policia lokale është e rezervuar në lidhje me informacionet rreth rrethanave në të cilat ka ndodhur tragjedia.

Ata flasin për një armë që është përdorur si objekt skenik. Të shtënat ndodhën në mes të xhirimit ose provës së një skene.

Në një njoftim nga kompania e produksionit thuhet se xhirimet e Rust do të “pezullohen për një periudhë të pacaktuar”, ndërsa theksohet se i gjithë kasti dhe ekipi janë të shkatërruar nga ajo që ndodhi në fermë.

63-vjeçari Baldëin është bashkëproducent dhe protagonist i filmit Rust.

Kategoritë
BotaLajme