Vritet në Ukrainë gazetarja 24 vjeçare e Fox News

Një gazetare ukrainase e cila punonte me Fox News mbeti e vrarë në periferi të Kievit të hënën.

Oleksandra Kuvshinova, 24 vjeçe, kishte punuar me median amerikane gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Më herët u konfirmua se kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski, mbeti i vrarë ndërkohë që udhëtonte në Horenka që ndodhet afër Kievit, po gjatë ditës së hënë.

Kategoritë
BotaLajme