Vuçiç dekoron me medaljen e lartë Peter Handke, adhuruesin e Millosheviçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit” fituesin e çmimit Nobel për letërsi vitin e kaluar, Peter Handke, i cili i bëri apologjetikë Sllobodan Millosheviqçit për krimet e kryera në Ballkan.

Vuçiç e falënderoi Handken për gjithçka që bëri për Serbinë, duke e konsideruar “zëdhënës” të tyre, raporton Tanjug.

“Faleminderit shumë. Serbia me këtë tregon mirënjohjen e saj për akademikun dhe mikun e saj Handke. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Serbinë”, deklaroi Vuçiç.

Më tej, kreu i shtetit serb tha se ishte apologjetika e shkrimtarit që ia siguroi çmimin Nobel atij.

Handke mbështeti regjimin e Sllobodan Millosheviçit, duke e mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe krimet në Kosovë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, e pati shpallur Handken si persona “non-grata”, duke thënë se ai nuk është i mirëpritur në Kosovë për shkak të “mbështetjes që ai i dha Millosheviçit dhe politikave të tij gjenocidale”.

Kategoritë
LajmeRajoni