Vuçiç kontrollon sistemin e ri raketor dhe mburret duke thënë se nuk ka ”kërkush në rajon”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se është shumë i kënaqur që Serbia ka mundur të blejë sistemin më modern rus antitank “cornet” dhe një sasi të konsiderueshme raketash dhe pajisjesh lëshuese, gjë që përmirëson aftësinë operacionale të Ushtrisë.

“Është një nga armët më të mira, dhe ndoshta më të mirët antitank në botë,” tha Vuçiq gjatë një vizite në Brigadën e 72-të për Operacione Speciale të Ushtrisë Serbe në kazermën Rastko Nemanjic në Pancevo, ku u njoh me një sistem antitank mbërriti së fundi në Serbi.

Sipas tij, “korneti” është “një mjet i rëndësishëm mbrojtës për të penguar çdo agresion të mundshëm kundër Serbisë”.
Përfaqësuesit e Ushtrisë ia prezantuan Vuçiqit këtë sistem kundër armaturës, duke theksuar se ai shërben për shkatërrimin e objektivave kundër armaturës, tankeve moderne dhe se askush në rajon nuk ka një mjet të tillë luftimi.

Vuçiq për të kënduar një këngë nacionaliste në Priboj: Boshnjakët do të jenë absolutisht të sigurt dhe të mbrojtur
“Cornet” ka një pamje termike, rrezja e tij është tetë kilometra, ai depërton forca të blinduara me trashësi 1100 deri në 1300 milimetra dhe është lehtësisht i lëvizshëm në një kamion si dhe në një helikopter.

 

Kategoritë
LajmeRajoni