Vuçiç: Nuk është e drejtë që Shkupi dhe Tirana nuk kanë datë për fillim të bisedimeve me BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç këtë të enjte ka komentuar vendimin e BE në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe BE ku ka thënë se nuk i drejtë.

Vuçiç është shprehur se ai do të jetë përkrah këtyre dy vendeve dhe ka njoftuar zhvillimin e një konference mes tij kryeministrit Zaev dhe Rama.

Mendoj se nuk është fer edhe ndaj Tiranës dhe ndaj Shkupit si dhe ndaj qytetarëve dhe funksionarëve që udhëheqin me ato vende. Ata do të kenë mik të sinqertë në Serbi dhe do ta përmirësojmë bashkëpunimin me ata. Dua të njoftoj se do të kemi një video konferencë të rëndësishme me kryeministrat Zaev dhe Rama”, ka thënë Vuçiç.

Ai shtoi se bashkëpunimi me këto vende do të rritet dhe se në kuadër të nismës rajonale që disa e quajnë “mini-shengen”, do të vazhdohet që të përmirësohen marrëdhëniet.

“Besoj se do të marrim vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe katastrofave dhe bashkërisht do të sigurojmë kalimin më të shpejt të mallrave, kapitalit dhe personave”, tha Vuçiç.

Ai tha se tha të gjithë qytetarët e këtyre tre vendeve që kanë leje vozitje, e njëjta leje vozitje do të vlejë edhe në vendet tjera dhe me këtë sigurohet përshpejtimi i kalimit të njerëzve në rajon.

Qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë u dëshiroj gjithë të mirat dhe jam i sigurt se ata, ashtu si ne, do të vazhdojnë me rrugën evropiane, por ne e kuptuam mirë mesazhin se duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta dhe të jemi më të fuqishëm dhe të mos presin asgjë nga askush. Ne besojmë në veten tonë dhe i çojmë parapara vendet tona”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kategoritë
LajmeRajoni